Më pas Emini vrau veten me një plumb në goj. Shkak për ngjarjen është bërë fakti se studentja 21 vjecare u vonua një javë për t’i shkuar në takim. Ai e priste në dhomën e rezervuar të hotelit prej 1 jave, pasi e kishin lënë të kalonin pushimet bashkë, ndërkohë që ajo vonoi.
Pasi kanë debatuar, 52 vjecari e ka qëlluar me armë Ana Sulçen, ndërsa ka kërcënuar edhe pastruesen e hotelit, e cila e ka parë të gjithë ngjarjen. Më pas është vetëvrarë.
Ana Sulçe e kishte nisur lidhjen me 52 vjecarin në fillim të vitit 2013, pas një njohje në Facebook. Ndërkohë që ajo ishte edhe e fejuar me një djalë tjetër. Nga ana tjetër 52 vjecari ishte beqar dhe merrej me tregti. Ai vinte në Tiranë enkas për 21- vjecaren nga Skrapari. Mësohet se ata udhëtonin bashkë shumë shpesh në Greqi dhe Maqedoni.
Nga të dhënat në pikën kufitare të Qafë-Thanës, nga ku kanë kaluar bashkë Emini dhe Sulçe, rezulton që 21-vjeçarja ka qëndruar 3 muaj bashkë me të dashurin e saj në Maqedoni.