Kronika e ZezeLajmeMaqedoniaShqiperia

Kush ishte e dashura e tetovarit, dhe shkaqet e vetëvrasjes (Foto)

ana sulceKjo është Ana Sulçe, studentja 21 vjecare nga Skrapari, e cila u plagos dje në një dhomë hoteli nga i dashuri i saj, 52-vjecari Agim Emini nga Tetova.

Më pas Emini vrau veten me një plumb në goj. Shkak për ngjarjen është bërë fakti se studentja 21 vjecare u vonua një javë për t’i shkuar në takim. Ai e priste në dhomën e rezervuar të hotelit prej 1 jave, pasi e kishin lënë të kalonin pushimet bashkë, ndërkohë që ajo vonoi.

Pasi kanë debatuar, 52 vjecari e ka qëlluar me armë Ana Sulçen, ndërsa ka kërcënuar edhe pastruesen e hotelit, e cila e ka parë të gjithë ngjarjen. Më pas është vetëvrarë.

Ana Sulçe e kishte nisur lidhjen me 52 vjecarin në fillim të vitit 2013, pas një njohje në Facebook. Ndërkohë që ajo ishte edhe e fejuar me një djalë tjetër. Nga ana tjetër 52 vjecari ishte beqar dhe merrej me tregti. Ai vinte në Tiranë enkas për 21- vjecaren nga Skrapari. Mësohet se ata udhëtonin bashkë shumë shpesh në Greqi dhe Maqedoni.

Nga të dhënat në pikën kufitare të Qafë-Thanës, nga ku kanë kaluar bashkë Emini dhe Sulçe, rezulton që 21-vjeçarja ka qëndruar 3 muaj bashkë me të dashurin e saj në Maqedoni.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close