www.Zemra.Org

Ronaldo: Lironi nga akuzat djalin shqiptar

Ronald GjokaSuperylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka reaguar si rallë herë ndonjë futbollist. Ai ka treguar personalitetin e jashtëzakonshëm, duke kërkuar lirimin nga akuzat për djalin shqiptar që hyri në fushë gjatë një miqësore për ta përqafuar atë.

Ronald Gjoka ishte djaloshi për të cilin kemi raportuar muaj më parë se kishte hyrë në fushë gjatë miqësores së Real Madridit ndaj Chelseat në Miami.

Qëllimi i Ronaldit ishte të përqafonte lojtarin e tij të preferuar, nga ku më pas policia e arrestoi dhe po e akuzon për hyrje ilegale në një ngjarje sportive dhe për sjellje të pahijshme.

Sipas avokatit të Gjokajt, këto akuza mund të shkaktojnë problem për Ronaldin sa i përket imigracionit dhe mund edhe të përjashtohet nga shkolla nëse shpallet fajtor.

Kështu, Cristiano Ronaldo kaloi të gjitha kufinjt që jemi mësuar t’i shohim për futbollistët për njerëzit që hyjnë për t’i përshëndetur. Portugezi dërgoi një letër në zyrën e prokurorit të Miamit në mënyrë që të parandalojë pasojat që do të mund t’i bartë Ronldi nga hyrja ilegale në fushë.

“Unë e kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë e respektimit të rendit dhe ligjit. Sidoqoftë, unë kërkoj me shumë respekt që ju dhe zyrja juaj të rishqyrtoni vendimin për të ngritur aktakuzë dhe që t’i anuloni po këto akuza të ngritura me të cilat ballafaqohet ky djalosh i ri”, i ka shkruar Ronaldo zyres së prokurorit të Miamit, gjithnjë sipas Local 10.

Ronald Gjoka duket ta ketë impresionuar Ronaldon gjatë përqafimit, pasi është vështirë për t’u paramenduar se sa sportistë të tjerë do të bënin një gjë të tillë për të mbrojtur një dikë në rast të akuzave.

Tani, gjithë ajo që duhet të shpresojë Gjoka, është që prokurori i Miamit të mos jetë tifoz i Barcelonës.

Exit mobile version