www.Zemra.Org

Rovena Stefa në “Netët e Klipit shqiptar”

Këngëtarja që reflekton energji gjithnjë e më shumë, tani do të jetë pjesë e festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”. Ajo gjatë këtyre ditëve ndodhet në Kosovë për ta realizuar albumin e saj më të ri, ndërkaq ajo ka bërë të ditur se sot (e mërkure) do të niset për në Tiranë për të marrë pjesë në “Netët e Klipit Shqiptar”.

Ajo këtë festival e cilëson mjaft prestigjioz dhe thotë se ia vlen të jetë pjesë e saj.

“Festivali i vetëm i imazhit shqiptarë me siglën “Netët e klipit shqiptar” është një eveniment i rëndësishëm tradite që daton që në vitin 2002 dhe organizohet çdo vit në Tiranë si një festival i mirëfilltë i videoklipit shqiptar ku konkurrojnë artistë të shumtë e studio prodhimi të kësaj fushe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora Shqiptare. Kam fatin që të jam pjesë e këtij festivali”, ka thënë ajo për “Zëri”-n.

Në anën tjetër, Rovena është duke realizuar albumin e ri i cili titullohet “Dëgjo Rovin” dhe përmban tetë këngë.

“Në këtë album që jam duke përgatitur në Kosovë, ka shumë surpriza. Këngët janë të rrymave të ndryshme muzikore dhe janë dy bashkëpunime, njëra me Irvën dhe tjetra me Gold Ag dhe Pro Band nga Kosova”, shton ajo. Sipas Rovënës albumi do të ketë edhe disa videoklipe, në të cilat pret suksese.

 

Exit mobile version