www.Zemra.Org

Shkuan në Durrës për pushime, mbetën pa veturë

durresKosovarët edhe këtë vit në masë të madhe vazhdojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri.

Kjo për shumë arsye, qoftë për shkak të afrisë, shpenzimeve më të ulëta, apo edhe mikpritjes që u bëhet.

Por, një familje kosovare nuk ka kaluar aspak mirë në këtë sezon, ngase ka mbetur pa veturë.

Familja Zymberi kishte bërë plazh vetëm një ditë në Durrës, pasi që menjëherë të nesërmen vetura e tyre ishte vjedhur, transmeton KTV.

Mimoza Zymberi ishte në veturë bashkë me djalin e saj të vogël, kur grabitësi e kishte kërcënuar me revole.

Burri i saj, Elsadati, i cili kishte dalë me dy fëmijët e mëdhenj për të blerë gjëra ushqimore, ka deklaruar se e tërë familja është tronditur nga ky rast.

Ai është ankuar në shërbimin e policisë së shtetit shqiptar. Veturën e vjedhur, e tipit “Golf 5”, Elsadati ia kishte dhuruar vitin e kaluar për ditëlindje gruas së tij. Në të ndodheshin edhe disa gjëra të tjera me vlerë.

Përkundër kësaj, Elsadat Zymberi ka pohuar se përsëri do të vizitojë bregdetin shqiptar dhe se asgjë nuk do ta ndalojë që pushimet e tij t’i kalojë në Shqipëri.

Exit mobile version