Jozyrtarisht, 5 personave u është shqiptuar masa e paraburgimit. Nga Ministria e Punve të Brendshme e konfirmojn informacionin për arrestimet, por për më shumë detaje do të dalin më von gjatë ditës.
Me 29 dhjetor, të vitit të kaluar, gjithçka filloi kur pjesëtarët e njësitit policor ‘Alfa’ ndërmorën një aksion për konfiskimin e mjeteve piroteknike dhe arrestimin e shitësve të tyre në Bit Pazar. Ata arrestuan një të ri dhe konfiskuan një sasi të konsiderueshme fishekzjarrësh.
Për të zmbrapsur revoltën e shitësve, njësiti policor ‘Alfa’ shkrepi plumba në ajër. Shkrepja shtoi edhe makina të tjera të policisë, por në të njëjtën kohë, shitësit u grumbulluan dhe u mbështetën edhe nga kalimtarë të rastit. Gjatë përplasjes dhe bllokimit të policisë, nuk munguan edhe kacafytjet e herëpashershme.
Pas më shumë se gjysmë ore kacafytjesh dhe bllokim rrugësh, policia dhe pjesëtarët e njësitit ‘Alfa’ u detyruan të zmbrapseshin. Ata liruan të riun, kthyen mallin e konfiskuar, dhe u detyruan të ktheheshin prap.