“Pash që çdo gjë ndryshoi do të thotë me pamjen e parë të dokumentit tim si shqiptarë, ajo ishte thjeshtë një paragjykim që çdo shqiptarë është ilegalë. Kështu u pa ajo ngjarje. Pastaj ajo vazhdoi me disa pyetje provokuese dhe qesharake. Më tha se pse ke ardhur që të ikësh nga këtu, ku e ke vizën, ndërkohë që pasaporta ndodheshe para duarve të saj. Vazhdoi kontrollimin dhe erdhën tre të tjerë me uniforma duke kontrolluar pasaportën dhe ata vërtetuan se ne nuk mund ti themi false. Këmbëngulëse ishte vetëm një femër që nga fillimi”, tregon Kastriot Seferi, shtetas i Shqipërisë.
Kastriot Seferi rrëfen se mbajtja e tij mund të konsiderohet ‘tallje’ me njerëz të pafajshëm madje ndaj tij janë shkelur shumë të drejta. Atij i është lejuar vetëm një telefonatë e shkurtër me të cilën nuk ka mundur të sqarohet me avokatin e tij.
“…më morën dhe më futën brenda në aeroport, ishin disa dhoma izolimi, edhe më thanë të pres derisa të vinë inspektorët. Inspektorët kanë ardhur në 17:30 – 18:00, pasdite. 04:53 e vërtetuan edhe ato që ishin inspektorë që deri diku merreshin vesh, dhe ata e vërtetuan që kjo vizë nuk mund me qenë falso. Por prapë se prapë po qëndroja brenda. Prej aty më kanë nxjerr prej aty më dërguan në një vend nuk e di si quheshe, tranzicion, transit këto që i çonin ilegalët, nuk e di si quhet ajo zona. Aty më futën me arsyetim deri sa të sqarohet çështja e jote”, shton Kastriot Seferi.
I riu nga Shqipëria paralajmëron se do të ndërmerr të gjitha hapat juridik për sqarimin e kësaj çështje. Ndërkohë edhe nga Ministra e Brendshme në linjë telefonike për Alsat-M vërtetojnë rastin, dhe deklarojnë se i riu nuk është arrestuar, por është ndaluar nga policia dhe është vendosur në qendrën transitore për shtetas të huaj që nuk posedojnë dokumente të rregullta ose jo valide. Sipas zëdhënësit Kotevski, Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Interpolin kanë punuar në zbardhjen e rastit. Kotevski madje tha se Seferi është mbajtur me kërkesë të zyrtarëve gjermanë të cilët kishin kërkuar kohë shtesë për të vërtetuar vlefshmërinë e vizës.