Korridore të zbrazëta, dyer të mbyllura. Kjo ishte pamja e parlamentit të hënën në ditën e parë pas pushimeve të vitit të ri. Ashtu vendosën të zgjedhurit e popullit, por si duket kur e votuan ligjin, që për vitin e ri të pushohet vetëm një ditë, si duket e votuan vetëm për te tjerët jo edhe për vete. Ato bukur i bashkuan krejt ç’ka mundeshin dhe s’mundeshin dhe morën pushim deri në 10 janar.
“Nuk kanë ardhur deputetët e BDI-së”, thonë nga zyra e BDI-së.
“Deputetët e LSDM-së akoma nuk kanë ardhur sot” thanë nga zyra e LSDM-së. “Deputetët nuk janë vetëm ne jemi këtu”, deklaroi një punëtor. Edhe për disa sekretare është ditë pushimi. “Nuk është diçka kundërshtuese qe sot nuk janë këtu”, tha Pavle Trajanov, deputet. “Ç’do kush e din ta planifikojë kohën dhe obligimet e veta, dhe me siguri do të vijnë më vonë, ndoshta nesër”, tha Zoran Poposki deputet. “Sot është ditë e mirë që të rregullohen dokumentet”, tha Andrej Zhernovski, deputet.
Parlamenti ka vendosur që të nisë me séance më 10-të janar.