LajmeMaqedoniaPolitika

Të gjithë në punë, deputetët në pushim

Edhe pse e hëna është ditë punë për të gjithë, kjo nuk vlen për deputetët të cilët i kanë lidhur festat dhe vazhdojnë me pushimin dimëror deri më 10 janar.

Korridore të zbrazëta, dyer të mbyllura. Kjo ishte pamja e parlamentit të hënën në ditën e parë pas pushimeve të vitit të ri. Ashtu vendosën të zgjedhurit e popullit, por si duket kur e votuan ligjin, që për vitin e ri të pushohet vetëm një ditë, si duket e votuan vetëm për te tjerët jo edhe për vete. Ato bukur i bashkuan krejt ç’ka mundeshin dhe s’mundeshin dhe morën pushim deri në 10 janar.
“Nuk kanë ardhur deputetët e BDI-së”, thonë nga zyra e BDI-së.
“Deputetët e LSDM-së akoma nuk kanë ardhur sot” thanë nga zyra e LSDM-së. “Deputetët nuk janë vetëm ne jemi këtu”, deklaroi një punëtor. Edhe për disa sekretare është ditë pushimi. “Nuk  është diçka kundërshtuese qe sot nuk janë këtu”, tha Pavle Trajanov, deputet. “Ç’do kush e din ta planifikojë kohën dhe obligimet e veta, dhe me siguri do të vijnë më vonë, ndoshta nesër”, tha Zoran Poposki deputet. “Sot është ditë e mirë që të rregullohen dokumentet”, tha Andrej Zhernovski, deputet.
Parlamenti ka vendosur që të nisë me séance më 10-të janar.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close