Në albumin që po përgatitet të publikojë, ka dhe një këngë fataliste që e ka nxjerrë nga sirtari pas shumë vitesh. Ndërkohë që po jeton një martesë në fillimet e saj me Rilindin, Tuna vendos të këndojë baladën më të dhimshme të karrierës së saj, që i dedikohet një femre të braktisur në dashuri. Tregon në këtë intervistë për historinë e këngës Dren Abazi, lider i grupit “Zig Zag Orchestra”, është në konkurrim te festivali “Top Fest” me Anjeza Shahinin, me këngën “Unë e ti”, e cila, siç flitet, është një nga favoritet e këtij edicioni, edhe pse ka pak kohë që është hedhur në transmetim. Në një intervistë dhënë për “Panorama plus”, këngëtari flet për bashkëpunimin me Anjezën dhe shumë gjëra të tjera.
Tuna, duket se je tërhequr pak këto kohë nga skena, po përgatit ndonjë dalje të mirëmenduar?
Po, jam duke punuar për disa këngë të reja për albumin tim, ndërkohë që po zgjedh mes këngëve se cilën do ta realizoj klip. Tashmë jam bërë e rreptë ndaj vetes dhe çdo ditë ndryshoj diçka në këngët e mia. Dua të arrij perfeksionin në këngët e mia…
Dy vitet e fundit ke pasur vetëm bashkëpunime në muzikë, do të vazhdosh ende të bësh këngë me kolegët?
Jo më, tani e tutje kam vendosur të mos vazhdoj me bashkëpunimet. Mendoj që këto dy vite i konsumova pak, ishin të sukseshme gati të gjitha bashkëpunimet me këngëtarët e tjerë, por tani do të dal ‘solo’ në karrierën time.
The që po punon disa këngë të reja, cila do të jetë kënga jote surprizë ?
Po e them eksluzivisht që po punoj për këngën “Dyshemeja”, është një baladë e kompozuar vite më parë nga Robert Bilbilov, me tekst të fuqishëm të së preferuarës sime Aida Baraku.. Kemi bërë ca ndryshime në orkestrimin e këngës, ndërsa vija melodike mbetet po e njëjtë.
Mendon se do gjejnë veten shumë vajza në këtë këngë, ty të ndodh ta gjesh veten në tekste të tilla?
Nuk e vë në dyshim që do ta gjejë veten secila vajzë te kjo këngë në momente të caktuara të jetës së saj. Madje, dhe unë e gjej veten në disa tekste të këngëve të mia, pasi i këndoj, aq sa shpesh dyshoj se Aida Baraku më ka parashikuar të ardhmen me tekstet e saj. Në rastin e këngës “Dyshemeja” nuk do të doja të gjeja veten, mirëpo jetës nuk i dihet. Ne femrat jemi të brishta nga natyra, gjithçka është e mundur…
Kaq këngë dramatike është ? Pse vendos ta publikosh tani këtë këngë të krijuar shumë vite më parë?
Është nga ato këngët patetike, që të bëjnë të presësh damarët. Vendosa tani, pasi këtë këngë e ruaj thjesht për ditë më të mira . Kënga flet për një vajzë të lënë nga i dashuri, e cila mbetet në dyshemenë e shtëpisë, e rrethuar me sendet e tij dhe i këndon. Gjithsesi, s’do të thotë që vetëm femrat janë ato që mund të përjetojnë një gjë të tillë, kjo u ndodh edhe meshkujve. E di që ndoshta kjo këngë do të pranohet me shpejt nga femrat por jam e sigurt, që po aq për qind e meshkujve do ta dëgjojnë, kur të mbeten braktisur nga të dashurat e tyre.
Në Tiranë po organizohet festivali “Top Fest 8”, ke plan të konkurrosh edhe ti?
Unë mora ftesën nga “Top Channel” që të konkurroj këtë vit por mbetem në të njëjtën qëndrim që të mos marr pjesë këtë vit.
Ka ndonjë arsye që nuk e pranove ftesën, apo një zgjedhje personale jotja?
Në fakt, unë kisha gati dhe këngën potenciale për të konkurruar siç doja, por për t’u treguar e sinqertë nuk më intrigojnë më gara të tilla, ndoshta për faktin se i kam filluar shumë herët garat në muzikë, aq sa tashmë kam 20 çmime dhe trofe të fituara në vite. Tani më interesojnë vetëm fitoret e vërteta, pasi edhe çmimet e kritikës e kam fituar atë çfarë mund të dëshirojë një këngëtar. Më parë s’ia dija vlerën këtij çmimi, por tashmë ndihem krenare për një çmim të kritikës me këngën “Testamenti” te “Kënga Magjike”, apo “Best song” për këngën “Bileta”, në “Top Fest” etj.
Pra ke hequr dorë përfundimisht nga këto gara?
Tani për tani po. Por nuk jam kategorike, sepse ne artistët jemi të paparishikueshëm. Mjafton të kemi një këngë të mire në dorë dhe mund t’i themi po një oferte.
Je në biznesin e muzikës, si e ndien veten pas kaq vitesh?
Sinqerisht, ky biznes të dëmton pak, ndaj unë mundohem të ruaj thelbin e asaj që jam. Mikeshat e mia të reja, këngëtare, i këshilloj për të njëjtën gjë, edhe pse mua atëherë s’kishte kush të më jepte këshilla për t’ia dalë në rrugën e muzikës. E rëndësishme për ne këngëtarët është të ruajmë njeriun brenda vetes, sepse ky biznes të shndërron në një përbindësh.
Tashmë ti ke statusin “e martuar”, si po shkon dhe a është më e thjeshtë apo më e vështirë për një këngëtare?
Tani jetoj në Prishtinë, sidoqoftë jam gjithmonë mes Prishtinës dhe Shkupit. Sapo jemi kthyer me Rilindin nga Shkupi dhe vërtet e ndienim që na mungon shumë ai qytet, pasi dhe Rilindi ka jetuar për pak atje. Për mua është e vështirë, pasi më mungon jashtë mase ai qytet, megjithatë kemi vendosur që keto vite t’u përkushtohemi të dy karrierës, duke jetuar në Prishtinë. Nëse do flisja për martesën, pikërisht kjo zhvendosje nga Shkupi më ka ‘rregulluar regjimin tim të jetës, gjë që e kam përjetuar edhe me kriza nostalgjie.