www.Zemra.Org

Urime për Shën Valentin

Kush është Shën Valentini dhe pse festohet kjo ditë?

Shën Valentini, zyrtarisht Shën Valentini i Romës, ishte një shenjtor i njohur romak i shekullit të III, i cili festohet më 14 shkurt dhe është i lidhur që nga mesjeta me një traditë dashurie elegante.

Stafi i Zemra.org ju uron diten e Shen Valentinit

Gjithçka që dihet sigurt për shenjtorin është emri i tij dhe se ai ra dëshmor dhe u varros në një varrezë në Via Flaminia, afër urës Milviane në veri të Romës më 14 shkurt. Është e paqartë nëse Shën Valentini ishte një shenjtor i vetëm apo bashkimi i dy shenjtorëve me emër të njejtë.

Dita e Shën Valentinit është festë zyrtare në Bashkësinë Anglikane si dhe në Kishën Luterane. Në Kishën Ortodokse Lindore, Shën Valentini, meshtari i Romës festohet më 6 korrik dhe Hieromartir Valentini festohet më 30 korrik. Megjithatë, për shkak të paqartësive të këtyre dy shenjtorëve në lindje, në kalendarin kishtar përëndimor,Shën Valentini është i shënuar më 14 shkurt.

Shën Valentini festohet në shumë shtete rreth botës, mirëpo nuk është festë zyrtare në shumicën prej tyre.

Legjenda thotë se Shën Valentini i Romës u burgos për shkak se organizonte dasma për ushtarë të cilëve u ishte ndaluar martesa dhe se u shërbentë të krishterëve, që ishin të persekutuar nga Perandoria Romake. Sipas legjendës, gjatë burgosjes së tij, ai e shëroi bijën e burgosësit të tij, Asteriusit. Një zbukurim i kësaj historie thotë se para ekzekutimit të tij ai ia shkroi asaj një letër të nënshkruar në fund me “Valentini juaj”.

Dita fillimisht u lidh me dashurinë romantike në mesjetë, kur tradita e dashurisë elegante po lulëzonte. Në Anglinë e shekullit të XVIII, ajo evoluoi në një ditë në të cilën të dashuruarit ia shprehnin dashurinë njëri-tjetrin përmes luleve, ëmbëlsirave, kartolinave dhe dhurata të tjera. Në Evropë, Çelësa të Shën Valentinit u jepen partnerëve “si simbol romantik dhe si ftesë për ta hapur zemrën e dhuruesit”, si dhe fëmijëve, për ta mënjanuar epilepsinë (e njohur si Sëmundja e Shën Valentinit). Simbolet e Shën Valentinit që përdoren sot përfshijnë vizatimet e zemrës, pëllumbat, dhe figura e zotit të dashurisë, Kupidit, me krahë. Që nga shekulli i XIX,dhurata për Shën Valentin më e popullarizuar është kartolina me mesazh dashurie.

Urime për Shën Valentin

Më poshtë keni një listë mesazhesh dashurie, disa prej tyre të shoqëruara me foto të bukura, të cilat mund t’i përdorni si dhurata për Shën Valentin për më të dashurit tuaj. Shpresojmë që të ju pëlqejnë!

Autori i thënieve dhe poezive të mëposhtme është i panjohur. Nëse e dini atë, ju lutem shkruajeni në koment!

Kjo ishte lista jonë me thëniesh dashurie për Shën Valentin! Nuk arritët të përzgjedhnit se çfarë t’i dërgoni njeriut tuaj të zemrës? Atëherë hidhjani një sy arkivit tonë me thënie dashurie.

Shpresojmë që ju pëlqeu kjo përzgjedhje jona. Urime Shën Valentini!

Nëse ju pëlqeu dhe dëshironi që në të ardhmen të merrni më të rejat nga ne, atëherë na ndiqni në Facebook, Twitter apo Instagram.

Cilën thënie apo poezi përzgjodhët për partnerin tuaj? Shprehuni në komente më poshtë…

Exit mobile version