Prezantueset e emisionit “Thumb” kanë akuzuar Bleron se edhe pse vetë ai ka disa këngë të vjedhura, vazhdon të akuzojë Elvanën kinse ajo ka vjedhur idenë e klipit “Gjaku im”.
Dhe, në një emision në Kosovë, Blero ka reaguar ashpër kundër tyre, deri në nivelin e ofendimit, ku i ka dërguar mesazh publik dy vajzave, që më mirë të shkojnë në Greqi e Itali për të bërë para, sepse kështu nuk bëhen paratë.
E as vajzat e thumbuara, nuk pritën gjatë dhe kundërpërgjigja e tyre, ishte më e ashpër. Ato kanë zbuluar gjëra të paditura më parë, si biseda telefonike me Noizyn, performanca e Bleros në një koncert, dhe disa të tjera.