Sipas agjencisë informative Presheva Jonë, Bleona është shprehur e indinjuar duke thënë se ajo video është regjistruar fshehurazi, derisa ajo përgatitej për një koncert në Shkodër.
Këngëtarja ka thënë se kjo video i ka shkaktuar shqetësim të madh familjes dhe asaj vetë dhe për këtë arsye ka kërkuar mirëkuptimin e njerëzve.
“Miqtë e mi, sikundër e keni parë këto dy ditë në internet po qarkullon një video, me përshkrimin ‘Bleona Nudo’. Siç besoj e keni kuptuar, parë edhe ju, ajo është një video e xhiruar me celular nga një person (s’di në duhet ta quaj fans), i cili pasi e ka kryer vjedhurazi këtë regjistrim e ka shpërndarë në YouTube dhe rrjete të tjera. E ndjeva të nevojshme ta bëja këtë sqarim për të gjithë fansat që po më shkruajnë ‘non-stop’ në Facebook. Unë kam qenë duke u bërë gati për performancën e radhës që kisha në Shkodër, kur ky person ka çarë çadrën, ku ne kishim improvizuar dhomën e ndërrimit dhe ka bërë këtë video, e cila na ka shkaktuar shqetësim mua, familjes dhe fansave të mi. Shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Bleona”, ka shkruar këngëtarja në faqen e saj në Facebook.
Ndryshe, gjatë ditës së shtunë Bleona ka bërë provat për koncertin në Prishtinë. Një fragment nga përgatitjet e këngëtares që synon tregun botëror, mund të shihni në videon e mëposhtme.