www.Zemra.Org

10 persona në pranga për falsifikim dokumentash

Të paktën 10 persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme për falsifikim dokumentesh në kryeqytet pas një operacioni tetë mujor të koduar “Karteli”. (UPDATE)

Operacioni është kryer nga policia e Tiranës në bashkëpunim me Zyrën e Antikrimit Ekonomik.

Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, janë zbuluar pesë baza që falsifikonin dokumenta zyrtarë si pasaporta dhe patenta dhe i shisnin deri në 700 mijë lekë.

Exit mobile version