Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi. Sipas saj, rreth orës 11:00 të së shtunës, policia kishte pranuar një informatë, sipas së cilës, dyshohej se në vendin ku jeton presidenti është vendosur një mjet shpërthyer.
Njësiti K-9 i Policisë, Njësiti për dominim dhe njësite të tjera menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të verifikuar vërtetësinë e lajmit.
Por, sipas policisë, alarmi ka qenë i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes në shtëpinë e presidentit.