KosovaLajme

Alarm i rremë për bombë në shtëpinë e presidentit

Policia e Kosovës ka marr të shtunën një thirrje anonime se, gjoja, ishte vendosur një bombë në shtëpinë e presidentit, Behgjet Pacolli, në Hajvali të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi. Sipas saj, rreth orës 11:00 të së shtunës, policia kishte pranuar një informatë, sipas së cilës, dyshohej se në vendin ku jeton presidenti është vendosur një mjet shpërthyer.

Njësiti K-9 i Policisë, Njësiti për dominim dhe njësite të tjera menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të verifikuar vërtetësinë e lajmit.

Por, sipas policisë, alarmi ka qenë i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë mjet shpërthyes në shtëpinë e presidentit.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close