Operacioni i policisë i koduar me emrin “Gjahu i mprehtë” i zhvilluar në rajonin e Kaçanikut ka rezultuar me bastisjen e një shtëpie ku është lokalizuar dhe më pas arrestuar i shumëkërkuari Amir Sopa, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë.
Policia ka sekuestruar me këtë rast edhe një armë ilegale që është gjetur në shtëpinë ku është arrestuar.