Mjafton te dale ne nje pub ne mbremje dhe paparacet jane ne gjueti te saj. Duke qene se ka deklaruar me bindje se do te vije ajo dite kur do te heqe dore nga karriera per hir te familjes – gje qe sic eshte shprehur “do ta beje me mjaft deshire”, aktivitetin e ngjeshur artistik te momentit po e shfrytezon ne maksimum.
Se fundmi, ikona seksi e muzikes ka realizuar nje sherbim te papare fotografik ne Lece te Italise, prane nje aeroporti te vogel, pasi do te jete ne nje tjeter kopertine shume shpejt, te pakten sikurse kemi mesuar. Kengetarja e hitit “Pse te dua”, ka shfaqur te gjitha hiret e saj ne fotot shik, e veshur me lekure, Burberry, apo fustan te tipit “anomal print”.