Madje, ka arritur një sukses që pak këngëtare shqiptarë kanë arritur ta kenë deri më sot. Sepse Duffy, e konsideron veten kaq të rëndësishme saqë jo vetëm që moderatorët televizivë duhet të paguajnë për ta pasur të ftuar në emisionet e tyre siç ishte rasti i Arian Çanit refuzuar nga ana e Duffy-t, por edhe stacionet muzikore duhet të paguajnë për transmetimin e klipeve të saj.
Kështu ka ndodhur me një stacion ne Kosovë, drejtuesve televiziv të të cilit menaxheri i këngëtares u ka kërkuar para për transmetimin e klipeve. Ndërkohë që transmetimi i klipeve muzikore në televizione të ndryshme është konsideruar deri më sot një reklamë falas për këngëtarët. Për këtë arsye kërkesa për para e Duffy-t konsiderohet paradoks. Mirëpo në këtë mënyrë këngëtarja ka arritur në show biz të krijojë një profil që shumë pak të tjera e kanë.