Porositi se i tërë procesi i zgjerimit nuk duhet të jetë peng i, siç tha, sjelljes joevropiane të një shteti anëtar.
“Konsiderojmë se shteti anëtar i cili është shteti anëtar më i vjeti nga ky rajon duhet të bartë përgjegjësinë shtesë dhe Republika e Greqisë duhet të jetë shteti i cili do ta përfaqësojë lokomotivën që i tërheq shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm. Për fat të keq, sot Republika e Greqisë, në vend se ta simbolizojë këtë lokomotivë, e simbolizon rampën dhe pengon zgjerimin e BE-së drejt shteteve të Ballkanit Perëndimor. Konsiderojmë se edhe Republika e Greqisë edhe shtetet tjera anëtare të BE-së nuk do të duhej ta vënë në peng vetë procesin e zgjerimit dhe nuk do të donim të bsojmë se tërë procesi i zgjerimit do të jetë peng i sjelljes joevropiane të një shteti anëtar”, deklaroi Naumovski.
Ai përsëriti pritjen e Qeverisë së Maqedonisë për raport objektiv nga ana e Komisionit Evropian.