LajmeMaqedoniaPolitika

Greqia është bllokadë për zgjerimin e BE-së

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Vasko Naumovski, simbolikisht Greqinë e karakterizoi si rampë që pengon zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE) drejt Ballkanit Perëndimor.

Porositi se i tërë procesi i zgjerimit nuk duhet të jetë peng i, siç tha, sjelljes joevropiane të një shteti anëtar.

“Konsiderojmë se shteti anëtar i cili është shteti anëtar më i vjeti nga ky rajon duhet të bartë përgjegjësinë shtesë dhe Republika e Greqisë duhet të jetë shteti i cili do ta përfaqësojë lokomotivën që i tërheq shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm. Për fat të keq, sot Republika e Greqisë, në vend se ta simbolizojë këtë lokomotivë, e simbolizon rampën dhe pengon zgjerimin e BE-së drejt shteteve të Ballkanit Perëndimor. Konsiderojmë se edhe Republika e Greqisë edhe shtetet tjera anëtare të BE-së nuk do të duhej ta vënë në peng vetë procesin e zgjerimit dhe nuk do të donim të bsojmë se tërë procesi i zgjerimit do të jetë peng i sjelljes joevropiane të një shteti anëtar”, deklaroi Naumovski.

Ai përsëriti pritjen e Qeverisë së Maqedonisë për raport objektiv nga ana e Komisionit Evropian.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close