Historia e pengmarrjes së shtetasit Flamur Curri nga Kosova nisi mbrëmjen e djeshme (25 shtator) në një lokal në fshatin Shtiqën të Kukësit, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për lirimin e pengut dhe arrestimin e 3 të rinjve gjobëvënës.
Vetë drejtori i policisë së Kukësit konfirmoi për A1 Report historinë e pengmarrjes dhe operacionin e lirimit të shqiptarit nga kosova.
Pengmarrja është kryer mbrëmjen e djeshme në orën 22:00, ndërkohë që policia njofton se arrestimi në flagrancë i tre pengmarrëvesve është bërë sot në mëngjes në orën 09:00.
Të arrestuarit janë Ardjan Rasim Muja, Shkelzen Duraku 29 vjeç dhe Lumir Gashi 28 vjeç.
Nga të dhënat e para mësohet se tre gjobëvënësit kanë qenë të armatosur me dy automatikë dhe një pistoletë.