KosovaKronika e ZezeLajmeShqiperia

Kukës, mbajnë peng kosovarin për 6 mijë €, ndërhyn RENEA

93144_1KUKES –  Tre persona kanë mbajtur peng për më shumë se 11 orë një shtetas kosovar duke kërkuar 6 mijë euro në këmbim të lirimit të tij.

Historia e pengmarrjes së shtetasit Flamur Curri nga Kosova nisi mbrëmjen e djeshme (25 shtator) në një lokal në fshatin Shtiqën të Kukësit, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për lirimin e pengut dhe arrestimin e 3 të rinjve gjobëvënës.

Vetë drejtori i policisë së Kukësit konfirmoi për A1 Report historinë e pengmarrjes dhe operacionin e lirimit të shqiptarit nga kosova.

Pengmarrja është kryer mbrëmjen e djeshme në orën 22:00, ndërkohë që policia njofton se arrestimi në flagrancë i tre pengmarrëvesve është bërë sot në mëngjes në orën 09:00.

Të arrestuarit janë  Ardjan Rasim Muja, Shkelzen Duraku 29 vjeç dhe Lumir Gashi 28 vjeç.

Nga të dhënat e para mësohet se tre gjobëvënësit kanë qenë të armatosur me dy automatikë dhe një pistoletë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button