Shpërthimi ka ndodhur në lagjen numër 4 të Sarandës në makinën e Ilir Zhupës, aktualisht punonjës i policisë gjyqësore.
Nuk ka të lënduar në njerëz, por dëmet në automjet janë të konsiderueshme. Vetë Zhupa ka deklaruar se sulmi ndaj tij ka qenë për shkak të detyrës.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po këqyr zonën për të zbardhur rrethanat dhe autorët e shpërthimit.