www.Zemra.Org

Shqipëria dhe Kosova s’i mbushin sy Jankullovskës

Maqedonia dhe Serbia së shpejti do të aplikojnë regjim të lëvizjes së qytetarëve të dy   vendeve pa pasaporta. Marrëveshja mes ministrave të punëve të brendshme të dy vendeve do të nënshkruhet në fillim të muajit të ardhshëm në një forum rajonal që do të mbahet  më 3 dhe 4 tetor në Ohër. “Marrëveshjen për kalimin e kufirit me letërnjoftime biometrike me kolegun tim serb do ta nënshkruajmë në kuadër të takimit të ministrave të brendshëm të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në fillimin e muajit të ardhshëm në Ohër. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një marrëveshje ndërkombëtare ajo  do të hyn në fuqi menjëherë pas ratifikimit në Kuvend”, deklaroi ministrja e Punëve të  rendshme, Gordana Jankullovska. E pyetur pse po vonohen marrëveshjet e njëjta me Shqipërinë dhe Kosovën edhe pse iniciativat nga Tirana dhe Prishtina janë më të hershme se iniciativa nga Beogradi, ministrja maqedonase ka aluduar se Shqipëria dhe Kosova  ende nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme të sigurisë. “Maqedonia është e hapur për bisedime me të gjitha ato vende që para së gjithash i plotësojnë standardet e sigurisë në kuptimin e kontrollimit të kufirit dhe në kuptimin e sigurisë së dokumenteve. Domethënë për të menduar për një proces të këtillë me vende tjera është e nevojshme që në të dy anët

të ekzistojnë dokumente me një nivel të caktuar të sigurisë, por edhe të harmonizohen të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me kontrollin e përbashkët të kufirit”, tha Jankullovska.

Shqipëria dhe Kosova që nga viti 2009 janë paraqitur me iniciativa për nënshkrimin e marrëveshjeve me Maqedoninë për lëvizje të qytetarëve pa pasaporta. Maqedonia deklarativisht menjëherë ka mbështetur këto iniciativa. Mirëpo pas dy viteve është e qartë se Shkupi më tepër është angazhuar që Serbia të jetë vendi I parë me të cilin do të vendoset një regjim I tillë I lëvizjes së qytetarëve.

Exit mobile version