Fillimisht është dyshuar se bëhet fjalë për kontrabandistë, mirëpo më vonë është kosntatuar se bëhet fjalë për një grup prej dhjetë gjuetarësh nga Shqipqëria të cilët janë futur në territorin e Maqedonisë, në afërsi të parkut nacional Galiçica.
Sipas zyrtarëve të policisë maqedonase, thirrjes për tu dorëzuar gjuetarët nga Shqipëria i janë përgjigjur me të shtëna në ajër, që ka hasur në kundërpërgjigje të njëjta nga ana e policisë.
Tetë persona nga grupi i gjuetarëve kanë arritur të ikin në drejtim të Shqipërisë, kurse dy prej tyre janë arrestuar nga policia maqedonase.
“Policia arriti të arrestojë dy persona bashkë me pushkët e gjahut që kanë pasur me vete . Ne po hetojme rastin per te sqaruar edhe te dhena te tjera dhe per te permbledhur edhe ngjarjet qe i paraprine ketij rasti dhe per ta sqaruar teresisht te njejtin” tha Stefan Dimovski, zëdhënës i policisë së Ohrit .
Policia paralajmëron padi penale kundër qytetarëve të arrestuar shqiptarë. Gjatë ditës së sotme ata janë kontaktuar edhe nga ambasada e Shqipërisë në Shkup, e cila po ofron ndihmën e nevojshme për të arrestuarit.