Bavarezët u gjetën në disavantazh në fund të pjesës së parë me golin e Leandro Martinez (40’), mirëpo përmbysën gjithçka në gjysmën e dytë.
Ishte kjo një mbrëmje e dyshes së mesfushës, Xherdan Shaqiri dhe Mario Goetze, të cilët realizuan nga dy herë.
Rezultatin e barazoi futbollisti shqiptar (58’), ndërsa futbollisti gjerman e kaloi për herë të parë Bayernin në epërsi (63’).
Sërish shënoi Shaqiri për rezultatin 3-1 (71’), kurse Goetze e vuri rezultatin përfundimtar (90’).