Pse është domatja pemë, ndërsa shalqiri perime

Ka bimë për të cilat në fillim do të mendonim që janë pemë ose perime, vetëm që në fund të na tregohet që megjithatë nuk janë siç kemi menduar.

Pse vjen deri te një hutim i tillë?

Pavarësisht se në cilën pjesë të botës jetoni, pjeshka kudo konsiderohet pemë, ndërsa për shembull karota gjithmonë perime. Kjo ndarje e qartë vlen për një shumicë të madhe të pemëve de perimeve dhe është tërësisht e kuptueshme.

Megjithatë, ka bimë për të cilat në fillim do të mendonim që janë pemë ose perime, vetëm që në fund të na tregohet që megjithatë nuk janë siç kemi menduar. Për çka bëhet fjalë saktësisht dhe pse vjen deri te një hutim i tillë?

Nëse e shikojmë diagramin e Vennit të pemëve dhe perimeve, do të vëreni që dy rrathët përputhen në një pjesë të konsiderueshme të tyre, ndërsa në mes të kësaj ndarjeje qëndron domatja. Arsyeja e këtij konfuzioni qëndron në faktin që definicioni “pemë” dhe “perime” trajtohet më ndryshe në botanikë se sa në kuzhinë.

Duke folur nga perspektiva e botanikës, pema është strukturë farore e cila zhvillohet nga lulja e fertilizuar, derisa perimet krijohen nga pjesët tjera të bimës, si rrënja dhe gjethet.

Duke u nisur nga kjo ndarje, mollët, kungujt dhe domatet janë pemë, ndërsa rrepa, patatet dhe shalqiri perime.

Kjo ndarje është shumë më e ndryshme kur e shikojmë nga aspekt kulinar. Shumë ushqime të cilat në aspektin botanik paraqesin pemë në kulinari konsiderohen perime, ndërsa domatet, specat, kungujt e njomë dhe kastravecët janë vetëm disa syresh.

Në debatin e dallimit të pemëve dhe perimeve në disa raste është dashur të ndërhyjnë edhe ligjet, ku rasti më i njohur është vendimi i Gjykatës Supreme amerikane në rastin e Nix kundër Hedden, ku gjyqi ka vendosur që domatja duhet të tatohet si perime, dhe jo si pemë, e cila ka tarifë  më të ulët tatimore.

811 total views, 2 views today

Share this post:

Recent Posts

Comments are closed.