Interesante

Reperi i njohur operon kokën, në vend të flokëve vendos zinxhirë floriri me diamante

Reperi latin, Dan Sur i ka habitur të gjithë fansat me ndryshimin e tij të fundit që ka bërë.

23-vjeçari në një video në TikTok ka thënë se është reperi i parë në histori që ka varëse ari në vend të flokëve të tij, të cilat siç thotë i ka vendosur me operacion në skalpin e kokës.

“Ato janë të gjitha të kapur në lëkurën time. Këto janë flokët e mi, flokë floriri, jam i pari në historinë e njerëzimit,” ka deklaruar ai.

Sur ka thënë se dëshironte të bënte diçka ndryshe dhe shpresojnë që të mos e kopjojnë.

“E vërteta është se doja të bëja diçka ndryshe, duke parë që të gjithë lyenin flokët. Shpresoj që mos më kopjojnë të gjithë tani,” shtoi më tej ai.

Video u shpërnda në 1.9 milionë persona që mbetën të shokuar me pamjen e tij.

Sur po ashtu publikoi videoklipin, ‘Oro’, duke shfaqur pamjen e tij të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button