Genta Ismajli shan në koncert

Këngëtarja  Genta Ismajli ka marrë pjesë në një koncert për Ramush Haradinajn, por duke qenë se performoi playback dhe teknika e audios pati disa probleme, ajo nuk u përmbajt dot pa sharë, natyrisht jo publikun që e duartrokiti.

Para saj, në skenë u ngjitën djemtë e grupit Minatori, të cilët patën gjithashtu probleme me CD-në e këngës që po luanin, ndaj edhe lideri i bendit Naser Gjinovci tejet i acaruar i tha turmës: “Të nderuar, elektronika nuk është në nivelin tonë. T’q*** elektronikën”. Më pas, rokerët vijuan të këndonin dy këngë, derisa në skenë doli Genta, e cila u prit si përherë, me ovacione nga publiku.

Sonte është një natë speciale për Ramush dhe Anita Haradinajn. Urime 8-vjetorin”, – tha Genta, e cila sapo nisi të këndonte, përjetoi disa momente të sikletshme, për shkak se kënga e saj në playback u ndërpre disa herë.

Duke treguar se nuk është një këngëtare që vetëm hap gojën, ndërsa mban mikrofonin në dorë, Genta vijoi të këndonte live, por zëri i saj interferoi disa herë me atë të CD-së. “Edhe unë po them të njëjtën gjë që tha Naseri”, – ka thënë Genta, duke menduar për fjalën “të q***”, para se të falënderonte fansat dhe të largohej nga skena.

“Ulem në gjunjë dhe ju kërkoj shumë falje, edhe pse nuk është faji im. Ju kërkoj shumë falje”, – u shpreh para fansave këngëtarja e hitit “Pa ty”. Atmosferën më pas e rregulloi NRG Band, të cilët kënduan gjithashtu playback një këngë ritmike.?

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*