Interesante

Shtrati 4 milion Euro

Produkti më i ri i kompanisë “Baldacchino” ngriti këtë firmë italiane në maje të tregut botërorë. Ky produkt është një shtrat i cili kap vlerën marramendëse prej katër milionë euro.

Shtrati më i shtrenjtë në botë, me titull “Baldacchino Supreme” është i punuar nga druri i gështenjës dhe është i zbukuruar me më shumë se njëqind kilogramë ari 24 karatësh.

Mbështjellësi është prej somoti, ndërsa për punimin e mbulesave dhe jorganit është përdorur sateni më i shtrenjtë italian. Prodhuesi italian është i njohur për shtretërit luksozë dhe të rehatshëm, ndërsa firmën e dizajnit të këtyre prodhimeve e mban dizajneri i mobilieve, Stuart Hughes.

Para se “Baldacchino Supreme” të dal në treg, shtrati më i shtrenjtë në botë ka qenë shtrati magnetik i cili qëndronte pezull me një vlerë prej 1.2 milionë euro, i dizajnuar nga arkitektë holandezë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button