BotaKronika e ZezeLajme

Sherr në prag të Vitit të Ri ne Melbourne të Australisë, babai u merr jetën vajzës dhe dhëndrit

Tragjedi në një familje shqiptare në Yarraville, Western Melbourne në Australi. Dje ka humbur jetën në spital, një ditë pas bashkëshortes së tij edhe 29-vjeçari Veton Musai.

Të dy u qëlluan të martën nga baba i vajzës Osman Shaptafaj, i cili më pas qëlloi veten dhe është i plagosur rëndë.

55-vjeçari qëlloi me armë çiftin pas një mosmarrëveshjeje mes tyre në prag të Vitit të Ri, shkruajnë mediat lokale. Vajza, Lindita Musai, 25 vjeçe gjeti vdekjen në vend, ndërsa bashkëshorti i saj Vetoni ka ndërruar jetë dje në spital.

Ata u gjetën me plagë nga arma në pjesën e sipërme të trupit dhe një armë u gjet më vonë jo larg vendit të ngjarjes.

Anëtarët e familjes kanë kujtuar çiftin e ri dhe të dashuruar, duke thënë se ata do të transferoheshin në shtëpinë e tyre të parë dhe në kulmin e jetës së tyre.

Ata thanë se kishin ngushëllim kur e morën vesh dyshja e pandashme ishin përsëri bashkë.

Incidenti ndodhi pasi që çifti u kthye në shtëpi nga një udhëtim tre-ditor për të festuar përvjetorin e martesës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button