Lajme

Një e mitur përdhunohet nga tre persona në Podujevë


Një vajzë e mitur nga Podujeva ka raportuar ditën e djeshme në polici se më 2 nëntor është dhunuar seksualisht nga tre persona.

“Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar dhe nuk dihet nëse personat janë identifitikuar.

Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën tre muaj më parë, ku një tjetër e mitur 11-vjeçe u përdhunua nga pesë persona, të cilët po vuajnë dënimin në burg.  Ngjarja ngjalli reagimin e institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave, të cilat kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të dhunimeve ndaj vajzave.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button