Shendetesi

Çka nënkuptojmë me vaksinë të shtatzënisë?

Qëllimi kryesor i trajtimit të çifteve me procedurë të IVF-së, është të arrihet një shtatzëni e shëndoshë.

Dr. Ahmet Payasl?
Specialist i Gjinekolog dhe Obstetër – IVF
Spitali Special “Bahceci”, Kosovë
tel. 049 263 222
email: [email protected]

Në laborator të embriologjisë, pas bashkimit të qelizave (spermatozoideve dhe oociteve), bëhet përzgjedhja e embrioneve më të mirë nga të cilët pritet të arrihet një rezultat i shtatzënisë. Por, ka raste kur edhe pas transferit të embrioneve më të mirë, shtatzënia nuk arrihet.

Arsyet pse nuk vjen deri te moszhvillimi i embrioneve pas vendosjes së tyre në kavitet të mitrës, mund të jenë të shumtë: kualiteti i dobët i vet embrionit, defektet gjenetike të embrionit, reagimi i trupit të nënës ndaj embrionit – të cilën mund ta konsideron si trup të huaj, pengesat të cilat mund të gjinden në kavitetin e mitrës, siç janë septumet, formacionet polipoze, etj.

Services-InfertilityPas vendosjes së embrioneve në mitër, në zhvillimin e mëtutjeshëm të shtatzënisë, rol të rëndësishëm luajnë proteinat e shumta, faktorët e rritjes duke ndikuar në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për rritje të embrioneve.
Prandaj, edhe në disa studime të bëra është vërtetuar se, pos tjerash, problem kyç në zhvillimin e shtatzënisë mund të jetë shtresa e brendshme e mitrës, e ashtuquajtur endometriumi.
Qelizat e ndryshme të cilat gjinden në brendësi të mitrës shpeshherë e pengojnë zhytjen e embrionit brenda në mitër. Një gjendje e tillë qon deri te mundësia për dështim të shtatzënisë. Prandaj edhe Vaksina e Shtatzënisë është një metodë e re e trajtimit e cila përdoret gjatë procedurës së IVF-së, qëllimi i së cilës është të ndihmojë në implantimin e embrionit thellë në mitër.

Një trajtim i tillë gjatë procedurës së IVF-së, sa i përket aspektit teorik ka treguar rritje të mundësisë të pranimit të embrioneve nga ana endometriumit. Në ato raste kur kemi embrione të cilësisë së lartë, mundësia e implantimit të tyre në edometrium është më e madhe, gjithashtu rritja dhe zhvillimi i një shtatzënie më të shëndoshë si dhe zvogëlimin e mundësisë së hedhjes së embrionit nga ana e endometriumit.
originalZbatimi i një protokolli të tillë bëhet me pajtimin e çiftit, sidomos iu propozohet çifteve të cilët kanë pasur disa dështime të përsëritura më parë. Vaksina e shtatzënisë nuk hyn në protokollin e zakonshëm të procedurës së IVF-se, sepse në të shumtën e rasteve kur nuk kemi problem me pranimin e embrionit nga ana e endometriumit, shtatzënia mund të arrihet. Por, një metodë e tillë sidomos ju referohet çifteve të cilët së paku kanë pas dy IVF të dështuara.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close