LajmeMaqedoniaPolitika

Ligji për gjuhët, Bezhovska: Kartëmonedhat dhe monedhat e reja pas 5 viteve

Anita Angellovska - Bezhovska ka komentuar Ligjit për përdorimin  e gjuhëve

Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat guvernatorja e BPRM-së, Anita Angellovska- Bezhovska ka komentuar Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht nenin 8, paragrafi 1: “Kartëmonedhat dhe monedhat si dhe pullat postare do të përmbajnë simbole që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve që e flasin gjuhën maqedonase dhe shkrimin cirilik dhe gjuhën që e flasin të paktën 20% të qytetarëve dhe shkrimin e saj”. Bezhovska tha se Banka Qendrore po analizon  harmonizimin e kartëmonedhave dhe monedhat me Ligjin e ri, por sipas saj do të duhen rreth 5 vite për finalizimin e këtij procesi.

“Do të kisha përmendur që ndryshimi i dizajnit, pamja e parave dhe përfshirja e elementeve që i përmendët sipas Ligjit kërkon më shumë kohë, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Këtë gjë e dëshmojnë edhe përvojat evropiane, për shembull këtu mund ta përmend përvojën e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ku nga momenti i miratimit të vendimit për dhënien e serisë së re të euro- bankënotave e deri në fazën përmbyllëse të finalizimit, miratimit të tyre dhe lëshimit në përdorim mesatarisht nevojiteshin diku 5 vite. Pa marrë parasysh këtë, Banka Qendrore do të bëjë analizë të hollësishme dhe do ta respektojë Ligjin”, theksoi guvernatorja Anita Bezhovska.

Kreu i Bankës Qendrore arsyetoi këtë afat kohor duke theksuar se ky proces është i ndërlikuar.

“Fillimisht duhet të merret vendim për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore për bankënotat për të cilat do të vlerësohet se ka nevojë të bëhen ndryshime, do të thotë duhet të ketë thirrje publike, tender për zgjidhje ideore, pas përzgjedhjes së zgjidhjes ideore, duhet të hapet tender për përzgjedhjen e kompanisë e cila do t’i shtypë bankënotat e reja, më pas është procedura e kontrollit e deri në lëshimin e valutave të reja në qarkullim. Sipas Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë, BP është organi apo institucioni i cili merr vendim për lëshim në qarkullim të bankënotave dhe monedhave në territorin e RM-së ndërsa më konkretisht, në suazat e BP-së, është Këshilli i Bankës Popullore si organ me të drejtë më të lartë vendimmarrësve në suazat e Bankës Qendrore”, theksoi Bezhovska.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button