LajmeMaqedonia

Arratisja e dhunuesit të Ziadin Selës,Taravari: Shteti po vdes!

Sekretari I Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët njëherësh dhe kryetari I Komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një statusi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar për aratisjen e dhunuesit të Ziadin Selës dhe jo vetëm.Ai thotë që ASH, eshtë krenare se është partia e popullit.

STATUSI:

A është normale?!
Sulmuesi kryesor i Ziadin Selës, kryedhunuesi i 27 prillit, është arratisur…
Pozicioni i Kryetarit të përkohshëm të Komunës së Dibrës nga Aleanca për Shqiptarët uzurpohet në mënyrë të paligjshme. Me një lëvizje të shpejtë në tregun e votave, BDI-ja bën rokadë dhe ndryshon gjithçka duke çuar në Djall vullnetin e ligjit dhe të popullit…
Kjo që po i ndodh Aleancës është ekzaktësisht ajo që i ndodh çdo familje të ndershme sot në Maqedoni!
Por jemi krenar që vazhdojmë të mbetemi partia e popullit, pësojmë njësoj si njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që gabimisht e kanë quajtur shtet!
Shteti po vdes!

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close