Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Arrestohen dy të rinj, i grabitën qforen një gruaje

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë pasi akuzohen për grabitje. Elton Sadush Lika 18 vjeç, banues në lagjen nr. 6 në Korçë dhe J.M 17 vjeç, banues ne lagjen nr. 18 në Korçë, i kanë grabitur me dhunë qaforen prej floriri një 56-vjeçarje.

Dy të rinjtë ja kanë rrëmbyer nga qafa varësen e arit me forcë duke i shkaktuar lëndime të lehta. Pas denoncimit që ka bërë policia, ka nisur dhe hetimi ndaj dy të rinjve, të cilët janë arrestuar brenda pak orëve, transmeton NOA.

Ata akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button