Porto – Villareal dhe Braga – Benfica, sfidat gjysmëfinale të Europa League

Porto – Villareal dhe Braga – Benfica janë dy sfidat gjysmëfinale të Europa League.

Kampionët e Portugalisë, kanë fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Spartakut të Moskës edhe këtë me rezultatin e thellë 5-2.

Hulk kaloi Porton në avantazh ndërsa Rodriguez dyfishoi rezultatin në fundin e pjesës së parë. Në të dytën portugezët kanë shënuar edhe 3 herë të tjera në portën e Spartakut me Falcao, Guarin dhe Micael.

Tuente nuk ka mundur të bëjë përmbysjen e madhe ndaj Villarealit, madje është mundur edhe në fushën e vet nga skuadra spanjolle me rezultatin 3-1. Goli i vetëm i holandezëve u shënua nga kosovari i natyralizuar si suedez Emir Bajrami.

Ndërkohë që Vilareal u kundërpërgjigj me Rosin, Ruben dhe Kani.

PSV Eindhoven ka barazuar 2-2 me Benfikën, por ky rezultat kualifikoi skuadrën portugeze e cila kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 4-1.

Sporting Braga ka arritur të ruajë rezultatin 1-1 të ndeshjes së parë me Dinamo Kiev, pasi sfida e kthimit përfundoi në barazim, por këtë herë pa gola.

Artikuj të Ngjajshëm

Tags: , , , , , ,

Publikoni komentin tuaj!

Administratorët e Zemra.Org mbajnë të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera. Ju falemnderit për mirëkuptim!

Komenti juaj:

VEREJTJE:

Administratorët e Zemra.Org mbajnë të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, kanë përmbajtje fyese ose përdoren për promovimin e faqeve të tjera. Ju falemnderit për mirëkuptim!

*
*