FutbollSport

Florentino Perez u ka treguar lojtarëve të tij që Kylian Mbappe nuk do të nënshkruajë me Real Madridin

Në orët e fundit janë intensifikuar lajmet për të ardhmen e Kylian Mbappe, ku flitet se është larg Real Madridit.

Lajmi i fundit vjen nga “Satinago Bernabeu” dhe sipas gazetarit Guillem Balague, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka zbritur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes kundër Real Betis për të informuar lojtarët e tij se Kylian Mbappé nuk do të nënshkruajë me Los Blancos.

“Sapo më thanë se Florentino Perez u ka thënë sonte lojtarëve në dhomat e zhveshjes se Mbappe nuk do të vije”.

 

 

“Tani na mbetet të dëgjojmë se çfarë do të thotë Mbappe për të konfirmuar gjithçka”, ka shkruar Balague.

Pas muajsh spekulimesh, sulmuesi francez më në fund duket se ka vendosur të pranojë ofertën e rinovimit të PSG-së.

Ai do të vazhdonte të ishte lider i skuadrës dhe larg më i paguari me kushtet e fundit të ofruara.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button