MMASport

Florian Marku vs Rylan Charlton (Full Fight VIDEO)


Florian Marku do të ndeshet me Rylan Charlton në kategorinë welterweight, sot në mbrëmje nën eventin kryesorë të Josh Kelly-t kundër David Avanesyan. Sky Sports ruan ekskluzivitetin e transmetimit.

Marku ka fituar shtatë herë deri më tani në karrierën e tij profesionale, zero humbje dhe vetëm një barazim kundër Jamie Stewart në dhjetor 2020. Mirëpo, vendim i saktë ose jo (sa i përket gjykimit të diskutueshëm nga gjyqtarët në ndeshjen kundër Stewart), Floriani është shprehur për Sky Sports se mezi e ka pritur këtë ditë kundër Rylan Charlton, me të cilin ndan rekord tepër të ngjashëm [6 – 0 – 1].

“Mezi e kam pritur këtë ditë, që prej padrejtësisë së ndeshjes sime të fundit. Jam i lumtur të ndeshem më një kundërshtar si Charlton, i cili njëlloj si unë është i pamposhtur; më duhet kjo ndeshje”, ka përcaktuar Marku.

Tashmë me fokusin te pritshmëritë dhe performanca kundër Charlton, Marku thotë:

“Rylan nuk do arrijë dot të mbajë ritmin tim. Tani mund të thotë se mundet por shumë shpejt do të ndryshojë mendim” – u shpreh Marku dhe, ndërsa u pyet nëse ka besim se do ta mposht me nokaut, u përgjigj shkurtimisht me – “100%”.

28 vjeçari shqiptar vazhdon me vendosmëri drejt ëndrrës së tij për t’u bërë kampioni i parë shqiptar i botës. Gjatë karrierës së tij të shkurtër si boksier profesionist (më parë kikboks dhe mma), Floriani ka ndërtuar një shtrat mjaft të gjerë tifozësh që e përkrahin nga e gjithë bota – jo vetëm nga Shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button