FutbollSport

Alessandro Del Piero i ngazëllyer me Scudetton

Alessandro Del Piero është i ngazëllyer pasi siguroi Scudetton e parë me Juventusin që nga ajo e vitit 2003.

Zonja e Vjetër mbrëmë mposhti Cagliarin me rezultat 2-0, derisa rivali tjetër për titull, Milani, pësoi disfatë 4-2 nga Interi në derbin milanez.

“Kjo Scudetto ka një shije të veçantë pas disa viteve të vështira dhe do të shkoj deri atje sa të them se kjo Scudetto është edhe më e mirë se sa ajo që e arritëm në Rimini [titulli i Serie B në vitin 2007]”.

“Çdo sezon e filloj me shpresën se mund të fitoj diçka, dhe ndonjëherë kjo nuk ndodh, por ajo çfarë ka ndodhur me mua sonte i mbulon shumë vite”.

“Sonte ne festojmë një kampionat të cilin e merituam dhe jam krenar që kam kontribuar në këtë”, ka thënë Del Piero për Sky Sport Italia pas fitores së mbrëmshme.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button