Teknologji

Apple lëshon iOS 14 – instalojeni për t’i shijuar këto funksione të reja në iPhone

Apple ka lëshuar për të gjithë iOS 14, që përbën versionin më të ri të sistemit të saj operativ për iPhone.

iOS 14, i prezantuar muaj më parë, sjell disa risi. Widget me një dizajn të ri në Home Screen, App Library, një mënyrë të re për t’u qasur në App Store me App Clips, funksione të reja për mesazhet dhe shumë risi të tjera që do t’i përmendim në këtë artikull të detajuar.

Tani Widgets shfaqin informacione të domosdoshme me një vështrim dhe mund t’i fiksoni, me përmasat që dëshironi, në Home Screen. Çdo përdorues mund të krijojë një Stack me widget, që shfrytëzon inteligjencën e integruar në iPhone për të shfaqur një widget të caktuar në bazë të orës, vendit dhe aktivitetit.

Faqet e Home Screen mund të shfaqein widget të përsonalizuar për punë, udhëtime, sport, kohën e lirë dhe interese të tjera. Në fund të faqes do të gjeni App Library, një hapësirë të re që organizon automatikisht të gjitha aplikacionet, duke vendosur të shfaq vetëm ato që janë më të domosdoshme për përdoruesin në atë moment. Mund të vendosni sa faqe të Home Screen dëshironi të shfaqni, ose të fshehni.

Telefonatat tradicionale dhe FaceTime tani kanë një dizajn të ri më kompakt që bën të mundur që përdoruesi të mos humbasë atë çfarë po bënte përpara se të merrte një telefonatë. Me funksionin Picture-in-Picture, përdoruesit e iPhone mund të shikojnë një video ose t’i përgjigjen një telefonate FaceTime ndërkohë që vazhdojnë të përdorin një aplikacion tjetër.

App Clips janë të lidhura me një produkt të caktuar ose biznes, dhe ngarkohen në vetëm pak sekonda duke e ndihmuar përdoruesin të kryejë një aktivitet specifik, për shembull të paguajë një kafe apo një parking. Janë të thjeshta për t’u zbuluar, mjafton të skansiononi një kod të ri App Clip të krijuar nga Apple ose nëpërmjet tag NFC dhe kodin QR.

Me aplikacionin e ri Messages tani është më e thjeshtë të qëndroni në kontakt. Përdoruesit mund të vendosin të fiksojnë një bashkëbisedim lart në listën e mesazheve dhe të personalizojnë bisedat duke vendosur një foto grupi ose një emoji.

Maps ka shtuar disa udhëzime të reja për çiklitat, itinerare për automejtet elektrike dhe guda të detajuara për qytetet. Është shtuar aplikacioni i ri Translate për të përkthyer bisedat, e disponueshme në 11 gjuhë.

Siri ka zgjeruar njohuritë e saj, tani na ndihmon të gjejmë përgjigjet në internet dhe mund të dërgojë edhe mesazhe audio. Tani falë Çelësave dixhital, përdoruesit mund të përdorin një iPhone për të hapur një automjet.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button