Teknologji

Faqet e Facebook, në të gjitha gjuhët e botës

Faqet e Facebook tani janë në dispozicion në të gjitha gjuhët e botës. Kjo, pasi që Facebook gjatë ditës së djeshme ka mundësuar një përkthim ekzakt në rrjetin e saj social.

Sociable ka raportuar se përdoruesit e Facebook tani mund ta përkthejnë profilin e tyre, si dhe përmbajtjen e tyre publike në rrjetin social, duke përfshirë këtu edhe komentet e bëra në gjuhën e tyre.

Funksioni i ri i Facebook punon me Bing Translator, përmes lindur “Translate”, i cili tani paraqitet në çdo postim publik të faqes.

Një faqe e caktuar e Facebook fillimisht duhet ta aktivizojë shërbimin e përkthimit, para se ta bëjë të njëjtin të mundur edhe për fansat e saj.

Pas aktivizimit, përdoruesit e faqes më pas mund të komentojnë apo të postojnë përmbajtjen e tyre të dëshiruar në gjuhën e tyre të zgjedhur.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close