VIP

Florin e mbysin femrat

Është i adhuruar nga femrat. Mashkulli që kryeson klasifikimin e hiteve dhe kërkesave jo vetëm nga këngëtaret. Për vite me radhë skena e Flor Mumajesit ka qenë vetëm ajo e festivaleve.

Takimi tjetër me publikun për të ishin klipet, këngët e mrekullueshme dhe vetëm kaq. Deri një vit më parë Flori nuk ishte aktiv në koncertet që organizoheshin në club-e e ambiente verore. Kjo jo vetëm për shkak të punës, këngëve të reja që e prisnin një pas një, por edhe një zgjedhje e tij për të qëndruar disi hermetik e larg publikut.

E menduar mirë në fakt. Pasi tashmë që ka sjell në tregun muzikor superhite dhe muzikë ritmike pa masë ai ka dalë nga strofulli i tij dhe suksesi nuk ka fjalë të thuhet.

Koncertet e njëpasnjëshme kanë qenë treguesi më i mirë. Atmosfera është gjithmonë e nxehtë, mes të tjerave me këngët e reja “Tallava”, “Tequila Vava” aq sa shpesh Florit i duhet të mbajë edhe një peshqir në qafë… E femrat që nuk përmbahen kur ai afrohet për të lënë një kujtim përmes fotove… E padiskutueshme, Flori po thyen rekord edhe këtë vit!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button