KosovaLajmePolitika

Ramush Haradinaj: Kosova së shpejti me qeverisje të re

Ramush HaradinajLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të mërkurën se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në bazë të kalendarit të paraparë. Pas takimit që pati me drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haradinaj u shpreh optimist për, siç tha ai, krijimin e një qeverie të re në Kosovë.

Ai theksoi se edhe nëse arrihet marrëveshje për një qeverisje të re në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kalendari i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë.

“Unë besoj se do të ketë qeverisje të re së shpejti në Kosovë. Por, kalendari zgjedhor vlen. Ne kemi thënë edhe më herët se këto dy procese nuk ndërhyjnë njëra në tjetrën. Pra, mund të ndodhë një marrëveshje për qeverisje tash por nuk e ndryshon kalendarin zgjedhor. Zgjedhjet do të mbahen në bazë të kalendarit”, theksoi Haradinaj, transmeton RTK.

Ndërkaq, rreth procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike, proces ky i kundërshtuar nga BSPK-ja, Haradinaj tha se privatizimi duhet të ndodhë në të mirën e qytetarëve të vendit.

“Ne jemi parti që jemi përcaktuar për privatizim, pra për transformim të pronës por me privatizim nënkupton mbrojtje të interesave të vendit, qytetarëve të vendit dhe krijimit të vlerave ekonomike të vendit”, tha ai.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close