Teknologji

Google TV në televizorët nga Samsung

Samsung publikoi se është në fazën përfundimtare të bisedimeve me Google në lidhje me përkrahjen për Google TV në televizorët e vet.

Samsung qysh në janarin e këtij viti në panairin Consumer Electronics Show (CES) paraqiti playerët Blu-ray dhe pajisjet e dedikuara të ndërlidhura me përkrahje për Google TV, por asnjëherë nuk i lëshoi në treg.

Drejtori i departamentit të televizorëve pranë Samsung, Yoon Bookeun, tha se kompania planifikon të paraqes televizor me përkrahje për Google TV në një eveniment gjatë vitit të ardhshëm, por nuk dha kurrfarë detaje shtesë. Vetëm ceki se kompania bashkëpunon me Google për paraqitjen e këtyre pajisjeve.

Gjithashtu është paralajmëruar që Samsung në panairin e ardhshëm CES gjatë muajit janar në Las Vegas do të paraqes gjeneratën e re të ekraneve OLED.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button