Teknologji

iPhone, 5 vjet pas lansimit

Nëse nuk e keni ditur, atëherë duhet thënë se sot është një ditë e rëndësishme për nostalgjikët e teknologjisë, pasi që sot është 5 vjetori i lansimit të modelit të parë të iPhone.

Derisa ne mund të kujtojmë zhurmën e madhe që ishte krijuar për telefonin e Apple, firma e njohur e hulumtimeve, comScore ka krijuar një raport vizual për iPhone, prej ditës së parë të lansimit dhe trendit që e ka përcjell telefoni gjatë këtyre viteve.

Nuk është e vështirë të vërehet se shkalla e adoptimit të telefonit të famshëm të Apple ka qenë e jashtëzakonshme, duke u rritur vit pas viti, e posaçërisht në 2010 kur është bërë lansimi i iPhone 4 me ndërfaqen Retina.

Që nga maji i kaluar, rreth 75 për qind e pronarëve të iPhone kanë modelet e reja të telefonit, iPhone 4 ose iPhone 4S, ndërsa vetëm 2 për qind e tyre mbajnë ende modelin e parë të 2007-tës.

Edhe nëse dikur keni pasur një iPhone dhe tani përdorni një telefon tjetër konkurrues, ky raport tregon se sa larg ka shkuar njëri ndër projektet më të mëdha të Steve Jobs.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button