Teknologji

Kosova me internet më të shpejtë se Australia, përkundër 51 miliardë investimeve që i bënë ky shtet

Shpejtësia e internetit në Australi ka rënë në vendin e 68-të në botë pas Estonisë, Kosovës dhe Vietnamit.

Shpejtësia mesatare e internetit arriti vetëm 41.78 megabajt për sekondë shumë poshtë në krahasim me raportin e fundit – gati sa gjysma e standardit global që është 73.58 mbps, kështu shkruan Daily Mail.

Australia ra për tre pikë në renditjen e Speedtest Global Index ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit.

Rezultatet gjithashtu e lanë Australinë ulët në renditjen e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në përgjigje të renditjes së dhjetorit, ku Australia pësoi rënie, një zëdhënës i NBN (National Broadband Network), tha se kompania do të investojë edhe më shumë në rritjen e shpejtësisë së internetit në këtë vend.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për atë që ne po bëjmë me rrjetin e hyrjes NBN për të ofruar një brez të gjerë me shpejtësi të lartë në shtëpitë dhe bizneset e Australisë, që pranojnë dhe të ndihmojnë në ngritjen e aftësive dixhitale të kombit”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Ndërsa sa i përket vendit me internetin më të shpejtë në botë, atë vend e mban Singapore, pastaj Hong Kong, i pasuar nga Monaco. Është interesante sepse Romania rendite e katërta në botë me internetin më të shpejtë në botë, përpara Koresë së Jugut, Zvicrës e shumë vendeve tjera.

NBN Co pret që rrjeti i hyrjeve të përfundojë deri në qershor të vitit 2020, me 11.5 milionë shtëpi të afta për t’u lidhur dhe me internet më të mirë.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close