Teknologji

Lamtumirë iPhone, ky është celulari më i mirë në botë

Celulari P8 i Huawei është celulari më i mirë që ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë për të.
Huawei është kompania më e madhe e celularëve që ndoshta kurrë nuk keni dëgjuar për të, edhe pse është duke filluar të bëjë disa ndryshime.

Dy vite më parë kjo kompani kishte lansuar celularin Ascend P6 i cili kishte për qëllim direkt që ta rrëzonte iPhone-in e Apple, një celularë tepër i mirë.

Celularët e Huawei janë më të lartë në çmim se produktet e Apple ose Samsung, transmeton Lajmi.net.

1

 

Vitin e kaluar ishte lansuar një model tjetër – Ascend P7 – por dje në Londër kompania zbuloi celularin më të ri – të cilin kanë filluar ta quajnë celulari më i mirë në botë – modelin P8.

Celulari ka një dizajn të shkëlqyeshëm dhe është i kualitetit të lartë. Ka kornizë prej alumini dhe një ekran i cili arrin pothuajse anët e përparme të celularit. Ekrani duket i mrekullueshëm edhe pse rezolucioni i tij në HD është më pak impresionues se ai i Galaxy S6.

2

Celulari është në dispozicion në katër ngjyra dhe në dy versione të kapacitetit, 64GB dhe 16GB, transmeton Zemra.org.

Në këtë celularë ekzistojnë karakteristika të tilla si ‘Voice Wake’ apo ‘Zgjimi me zë’. Nëse e humbni celularin diku në dhomë, ju vetëm e thoni një fjalë të para-incizuar dhe celulari zgjohet, luan këngë dhe thotë ‘I’m here’ (Jam këtu) në mënyrë që ju ta gjeni se ku është.

3

Ekziston gjithashtu një program i quajtur ‘Perfect Selfie’. Me fokusin që kamera e bën në pozitën për selfie, celulari bën fotografi të bukura. Kamera mbrapa prej 13MGP duket e bukur, duke qenë e mirë në menaxhimin e dritës së dobët dhe gjithashtu kontrastit të madh në situata të ndritshme.

Ky celularë vepron përmes sistemit Android dhe çmimi i tij zyrtar pritet të zbulohet këto ditë.

Më poshtë mund ta shihni një video e cila prezanton këtë celularë të bukur:

Tags
Show More

Related Articles

Close