Teknologji

Lenovo me telefon më të shpejtë se Galaxy S4 dhe HTC One

LenovoLenovo është duke synuar tregun e telefonave të mençur të cilët hyjnë në kategorinë e modeleve më të avancuara në treg.

Dhe këtë, prodhuesi i madh kinez është duke u munduar ta bëjë përmes procesorit të fuqishëm të telefonit Snapdragon 800, i cili është edhe më i fuqishëm sesa procesori Snapdragon 600, i cili gjendet në modelet më të famshme të rivalëve, Samsung Galaxy S4 dhe HTC One.

Modeli i ri i telefonit të Lenovo’s thuhet se do të jetë modeli Lenovo K6 apo Lenovo X910, dhe madje ky telefon është vërejtur nga disa forume kineze, të cilat kanë publikuar disa fotografi me të cilat aludojnë se janë të K6.

Përpos procesorit shumë të fuqishëm, Lenovo K6 pritet të ketë edhe ekranin e madh me diagonale prej 5 inç, me rezolucion prej 1080 x 1920-pikselëve dhe grafikën e Adreno 330. Publikuesit e lajmit gjithashtu kanë thënë se telefoni do të jetë i lehtë dhe i hollë dhe të jep ndjesi shumë të mirë kur mbahet në dorë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close